Thaçi: Serbët nuk janë kundër formimit të armatës së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se procesi i themelimit të ushtrisë është duke vazhduar.

"Ajo cfarë është e rëndësishme është se serbët nuk janë kundër themelimit të ushtrisë, por janë disa kushtëzime të cilat duhet të tejkalohen përmes një dialogu të brendshëm në mes partnerëve të koalicionit por edhe si interes i vendit", ka thënë Thaçi në emisionin "Zona e Debatit" në televizionin Klan Kosova.

Thaçi tha se është fat i keq që u vonua themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, por kryeparlamentari dhe kryeministri janë duke bërë punën e tyre më të rëndësishme deri tani.

Ai tha se është mëse e rëndësishme që në dialogun e brendshëm që po zhvillohet, serbët nuk janë kundër themelimit të ushtrisë megjithëse janë disa kushtëzime.

"Është fat i keq që jemi vonuar në themelinin e Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe Kryeparlamentari Veseli dhe Kryeministri Mustafa, janë duke bërë punë të rëndësishme duke biseduar me grupin parlamentar serb dhe komunitetet tjera për të votuar themelimin e forcave të armatosura", deklaroi Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail