Putin dhe Erdogan dakorduan pezullim të kufizimit për turistët rus për vizitë të TurqisëMoskë, 29 qershor 2016 (MIA) - Presidentët e Rusisë dhe Turqisë Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, sot u dakorduan t'i pezullojnë kufizimet për turistët rus për vizita në Turqi, transmetoi TASS.
Pres-shërbimi i Kremlinit informon se kjo temë është shqyrtuar gjatë bisedës telefonike mes të dy liderëve. Në bisedë është potencuar të hiqen të gjitha masat kufizuese në raport të udhëtimeve të turistëve rus në Turqi.
Megjithatë është kërkuar Qeveria turke të ndërmarë hapa plotësues në drejtim të sigurimit të sigurisë së qytetarëve rus në territorin e Turqisë, shtohet në kumtesën e pres shërbimit të Kremlinit.
Pas bisedës me Erdoganin presidenti rus deklaroi se pas letrës së presidentit turk është sjellur vendim për normalizimin e marrëdhënieve me partnerët turq.
"Në fillim të bisedës së presidentit të vendit dhe të gjithë popullit turk i kam shprehur keqardhje për aktin terrorist, që mbrëmë ndodhi në Stamboll", tha Putin.
Kabineti i Erdoganit nga ana e tij kumtoi se biseda telefonike ka qenë "shumë pozitive dhe e frytshme".
Kjo është biseda e parë mes Putinit dhe Erdoganit prejse në nëntor Turqia rrëzoi një aeroplan ushtarak rus të llojit "Su-24" në rajonin e kufirit me Sirinë. Me ç'rast njëri pilot ishte vrarë gjatë rënies pas katapultimit, ndërsa i dyti ishte shpëtuar nga armata siriane.
Të hënën Erdogan dërgoi letër deri te presidenti rus në të cilën shprehu keqardhje për granatimin e aeroplanit.
|