Dejselblum deri te Athina: Zbatojeni atë që është dakorduar pastaj do të flasim për borxhin

Athinë, 30 korrik 2016 (MIA) - Greqia duhet ta zbatojë atë që u dakordua me kreditorët e saj verën e kaluar dhe në fund të vitit 2018 mund të diskutohet për borxhin dhe suficitin primar, deklaroi shefi i Eurogrupit, Jerun Dejselblum në takimin me gazetarët grekë në Hagë.

"Mesazhi është: bëjeni atë që u dakorduam", ka thënë ai.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, duke i komentuar pasojat nga Bregziti, Dejselblum ka deklaruar se vendimi i Britanisë së Madhe ka shkaktuar pasiguri dhe se askush nuk mund të bëjë supozime. Ai gjithashtu ka thënë se Bregziti do të ketë më së paku ndikim në Greqi, pasi që vendi është mbrojtur me para të Evropës dhe program për përshtatje.

Sipas shefit të Eurogrupit, parametrat në të cilat Greqia duhet të fokusohet janë stabiliteti ekonomik dhe politik dhe tërheqja e investimeve. Ai, gjithashtu, ka thënë se Greqia duhet ta kthejë besimin i cili "është larguar me kalë dhe po kthehet më këmbë".

Dejselblum gjithashtu ka thënë se jostabiliteti i vitit të kaluar ka shkaktuar dëme të mëdha në Greqi dhe nëse programi nuk zbatohet, do të ketë dëme akoma më të mëdha.

"Nëse luhet lojë politike, do të paguhet çmim ekonomik", ka theksuar ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail