Rama: Përkushtim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Tiranë, 30 qershor (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takimin e parë zyrtar në Ankara e zhvilloi me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për atentatin terrorist të mbrëmshëm në aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë dhjetëra qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë, njofton ATSH.

Rama gjatë takimit shprehu përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërkohë që e siguroi presidentin Erdogan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Kryeministri Rama kërkoi intensifikimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, si dhe nxitjen e sipërmarrësve të mëdhenj turq për të investuar në vendin tonë.

Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili e ka pritur Ramën në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara, ai është pritur edhe nga kryeministri i Turqisë, Binali Jilldirim.



Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së urës Osman Gazi dhe në programin e iftarit.

Gjatë kësaj vizite do të diskutohet për marrëdhëniet shumëdimensionale bilaterale në të gjitha frontet mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Turqia ndodhet sot në zi kombëtare për shkak të sulmeve terroriste që goditën mbrëmjen e djeshme aeroportin "Ataturk" në Stamboll.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail