Kryesia e Kuvendit të Kosovës e caktoi seancën për Demarkacionin më 1 shtator

Prishtinë, 10 gusht 2016 (MIA) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot me shefat e grupeve parlamentare, vendosi që seanca e Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Marrëveshjen mbi Shenjëzimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, të mbahet më 1 shtator.

Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua pa praninë e gazetarëve, të cilët nuk u lejuan të marrin pjesë në të.

Ndonëse ishte paraparë që kjo seancë të mbahej gjatë kësaj jave, Kryesia ka marrë vendim që ajo të shtyhet deri në fillim të muajit të ardhshëm, për të gjetur ndonjë konsensus midis palëve, pozitës dhe opozitës.

Ndërkohë, siç transmeton "Radio Evropa e Lirë", kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në kuadër të kundërshtimeve që kjo Marrëveshje të procedohet për shqyrtim e miratim në seancën e Kuvendit, hodhi gaz lotsjellës në mbledhje. Për pasojë mbledhja u ndërpre përkohësisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail