Përfaqësues të SHBA-së dhe të Turqisë do të takohen me rastin e kërkesës së ekstradimit të Gjulenit

Ankara, 22 gusht 2016 (MIA) - Një delegacion amerikan arriti sot në Ankara për takim me kolegët turk rreth çështjes së ekstradimit të Fetullah Gjulen, të cilin autoritetet në Turqi e akuzojnë se qëndron pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik.

Siç njoftoi televizioni turk "Haberturk", Turqia tashmë ka dërguar në SHBA katër dosje lidhur me veprimtarinë e të ashtuquajturës Organizatë terroriste e Fetullahut (FETO), prej të cilëve, vetëm dosja e fundit përbëhet prej qindra dokumenteve.

Ankaraja dërgoi në Uashington dy kërkesa, një për arrestimin e Fetullah Gjulenit, liderit të organizatës, i cili sipas autoriteteve turke ka kryer tentim për grusht shtet në Turqi, ndërsa e dyta për ekstradimin e tij nga Pensilvania, ku jeton prej vitit 1999.

Kjo do të jetë tema e bisedimeve, që do të fillojnë nesër, mes përfaqësuesve të të dy vendeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail