Turqia ditën e dytë me rradhë granaton caqe të SHI-së në Siri

Ankara, 23 gusht 2016 (MIA) - Forcat turke sot, ditën e dytë me rradhë, granatojnë caqe të Shtetit Islamik në Sirinë veriore, prejse dy granata minahedhëse nga territori sirian goditën një qytet ndërkufitar turk.

Ashtu siç publikoi televizioni turk "NTV", ushtria turke  ka hedhur 40 granata ndaj katër caqeve të SHI-së në Siri.

Të dy granatat minahedhëse, që e goditën Karkamisin, nuk shkaktuan viktima.

"Karkamis gjendet në afërsi të qytetit sirian Xharablus, ku kryengritësit sirian të cilët i përkrahë Turqia përgatisin sulm me qëllim që ta ndërmarrin kontrollin ndaj SHI-së", deklaroi një përfaqësues i lartë kryengritës.

Ushtria turke, filloi mbrëmë në aksione të ndara t'i granatojë pozitat e forcave të kurdëve sirian dhe SHI-së në rajonet kufitare të Sirisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail