Greqia me më shumë të papunë në BE

Athinë, 31 gusht 2016 (MIA) - Papunësia në Greqi në maj ka qenë 23,5 për qind, njëjtë sikur edhe në prill, që është shkalla më e lartë në Bashkimin Evropian, kumtoi Eurostat.

Sipas raportit të fundit të Eurostat, papunësia në BE dhe eurozonë, gjithashtu ka qenë e pandryshuar. Numri i të papunëve në BE arrin 21.063 milionë persona dhe në eurozonë 16,3 milionë.

Pas Greqisë, e cila është në vend të parë sipas shkallës më të lartë të papunësisë në BE, vijon Spanja me 19,6 për qind, derisa Malta (3,9), Çekia dhe Gjermania (4,2) secili shtet kanë shkallë më të ulët të papunësisë.

Në Greqi numri i të papunëve arrin 1,12 milionë, shkalla e papunësisë te burrat është 19,5 për qind dhe te gratë 28,5 për qind. Shkalla e papunësisë te të rinjtë (të moshës deri 25 vjet) është rritur në 50,3 për qind në maj prej 47,3 për qind në prill.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail