BE-ja e filloi projektin për dhënien e kartelave pagesore për migrantët në Turqi

Ankara, 26 shtator 2016 (MIA) - Bashkimi Evropian sot e filloi projektin me vlerë prej 348 milionë eurove për grupet më të ndjeshme të migrantëve të vendosur në Turqi, si pjesë nga marrëveshja për pengimin e migrimit ilegal.

Rreth një milion migrantë, të cilët jetojnë jashtë kampeve, do të marrin kartela pagesore ku çdo muaj do t'u jepet një shumë e caktuar e parave, që ata të munden të blejnë ushqim dhe produkte të tjera themelore, transmetojnë mediat amerikane.

Projektin sot e filloi organizata për ndihmë humanitare e BE-së dhe komisari për kriza Hristos Stilijanides. Projekti paraqet programin më të madh humanitar të financuar nga BE-ja.

 BE-ja premtoi ndarjen e tre miliardë eurove për ndihmë të migrantëve nga Siria në Turqi, e cila, si kthim pret vendosjen e regjimit pa viza për qytetarët e vet.

Bisedimet për heqjen e vizave janë anuluar, theksojnë mediat amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail