Autoritetet turke kanë lëshuar udhër për arrestimin e 121 anëtarëve të dyshuarve të FETO-s

Stamboll, 27 shtator 2016 (MIA) - Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër për arrestimin e 121 anëtarëve të dyshuar të Organiztatës terroriste të Fetullahaut (FETO), njofton televizioni turk NTV.

Mëngjesin e sotëm në Stamboll dhe në 18 qarqe të tjera ka filluar një operacion për arrestimin e ithtarëve të klerikut Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër për arrestim, ka drejtorë të fondacioneve, ithtarë të lëvizjes së Gylenit.

TASS thekson se autoritetet kanë filluar hetim mbi njërën nga organizatat më të mëdha humanitare në Turqi - Asociacioni për ndihmë të ndërsjellë "Kimse jok mu".

Konsiderohet se organizata humanitare është e ndërlidhur me Gylenin dhe me financimin e terrorizmit.

Sipas hetuesve Asociacioni nuk i ka plotësuar angazhimet për dhurim të mjeteve të mbledhura për nevojat e vendeve afrikane.

Bëhet fjalë për 18 milionë dollarë, për një pjesë prej tyre, për të cilat konsiderohet se i është dorëzuar FETO-s dhe politikanëve në SHBA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail