Bozdag: 32 mijë të arrestuar në Turqi gjatë hetimit për tentativë për grusht shtet

Stamboll, 28 shtator 2016 (MIA) - Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 32 mijë njerëz, që dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e klerikut Fetullah Gјylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grusht-shtetit të dështuar të 15 korrikut.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag ka deklaruar për televizionin turk NTV se 70 mijë njerëz janë hetuar pas puçit të dështuar ushtarak, ndërkaq 32 mijë prej tyre zyrtarisht janë të arrestuar nga autoritetet turke.

"Procesi është duke vazhduar", ka thënë Bozdag.

Më herët qeveria turke ka deklaruar se rreth 10 mijë njerëz janë arrestuar.

Bozdag ka thënë se hetimet ndaj më shumë se 30 mijë njerëzve do të testojnë sistemin ligjor të Turqisë, duke shtuar se gjykimet ndaj të arrestuarve do të mbahen në mbarë vendin.

Gјylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, ka mohuar përfshirjen në grushtshtetin e dështuar.

Bozdag ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Ankarasë se do t’i përgjigjen në ditët në vazhdim, lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Gјylenit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail