Tensione në ishujt grek për shkak të numrit të rritur të refugjatëve dhe migrantëve

Athinë, 28 shtator 2016 (MIA) - Banorët e ishullit grek Hios sot planifikojnë të mbajnë protestë me kërkesë që të zbatohen masa urgjente që të zvogëlohet numri i migrantëve në ishull.

Së bashku me ishujt e tjerë në pjesën lindore të Detit Egje, Hios zhvillon betejë të vështirë që të përballet me rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve, informoi "Katimerini". Numri i përgjithshëm i refugjatëve dhe migrantëve të bllokuar në ishujt në pjesën lindore të Detit Egje sot arrin 13.863 njerëz.

Në protestë, sipas organizatorëve do të kihet kujdes që të mos vihet deri te eskalimi i situatës, siç ka ndodhur para rret dy javëve, kur policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës që t'i shpërndajë demonstruesit.

Komuniteti lokal dje deri te policia në Hios ka dërguar letër të hapur në të cilën thekson se në mënyrë proporcionale me rritjen e numrit të migrantëve, është rritur edhe krimi në ishull.

Tensione ka edhe ishullin Kos, ku autoritetet kërkojnë masa urgjente për zvogëlimin e numrit të migrantëve, për shkak se infrastrukturën ekzistuese nuk mund të akomodohen 1.813 persona, sa ka momentalisht në ishull. Ndikimi negativ mbi ekonominë, gjithashtu është i madh, duke pasur parasysh se numri i turistëve është zvogëluar për 15 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail