Erdogan: Turqia është e vendosur ta çrrënjosë korridorin e terrorizmit përgjatë kufirit me SirinëAnkara, 29 shtator 2016 (MIA) - Turqia është e vendosur ta çrrënjosë "korridorin e terrorizmit" përgjatë kufirit të vet me Sirinë, deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e nënvizuar këecënimin e dyfishtë, nga Shteti Islamik dhe nga luftëtarët kurdë sirianë, transmetojnë mediat britanike.
Duke folur para një grupi të kryebashkiakëve në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan, gjithashtu, tha se bota ka filluar të shohë se forcat kurde siriane, Shteti Islamik dhe luftëtarët lojalë të presidentit Bashar al Asad "reciprokisht po ushqehen".
|