Prokuroria në Stamboll lëshohet urdhër për arrestimin e 75 zyrtarëve të burgjeve

Stamboll, 30 shtator 2016 (MIA) - Prokuroria në Stamboll, në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, ka sjellë vendim për arrestimin e të paktën 75 punonjësve të burgjeve në Stamboll, raporton Anadolu Agency.

Prokurori i departametit të terrorizmit dhe krimit të organizuar në Stamboll Gokalp Kokce lëshoi urdhër për arrestimin e 75 të punësuarve në burgjet në Silivri, Metris dhe Bakirkoy, ndërsa ka të bëjë me zyrtarët e burgjeve, sociologë dhe edukatorët.

Ekipet e policisë së Stambollit tani më kanë kryer bastisje në disa adresa dhe kanë ndaluar disa persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO. Ata do të merren në stacionin e policisë për hetime të mëtejshme penale.

Hetimet kundër anëtarëve të organizatave terroriste FETO brenda burgjeve është nisur më herët dhe ka rezultuar me arrestimin e disa personave. Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e grusht shtetit të përgjakshëm në Turqi më 15 korrik të këtij viti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail