Gjykata e Hagës: Ratko Mlladiq ka qenë figurë kyçe në krimet në BeH

Hagë, 5 dhjetor 2016 (MIA) - Prokuroria e Tribunalit të Hagës sot, në fjalën e vet përfundimtare në procesin gjyqësor kundër Ratko Mlladiqit, vlerësoi se ai ka qenë person kyç përgjegjës për masakrën e myslimanëve në Srebrenicë dhe për krimet e kryera me qëllim të krijimit të dhunshëm të shtetit serb në pjesë të mëdha të BeH-së.

Mlladiq, i cili sot ka 74 vjet, është akuzuar për gjenocid, dëbim, vrasje dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria sot filloi me leximin e fjalës përfundimtare, duke ekspozuar argumente në procesin gjyqësor kundër kriminelit nga radhët e serbëve boshnjakë gjatë luftës në BeH në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Prokurori Alen Tieger u kthye në ngjarjet historike, të cilat i paraprinë luftës, si dhe në të gjitha pikat e akuzës. Ai theksoi se Mlladiq ka marrë pjesë  në planin, i cili ka pasur për qëllim ndryshimin radikal  të hartës demografike në disa pjesë të Bosnjës, ndaj të cilave kanë pasur pretendime serbët boshnjakë.

Tieger theksoi se Mlladiq ka pasur pushtet absolut në armatën e serbëve boshnjak, nuk është përgjigjur para askujt dhe për shkak të asaj është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur me popullatën joserbe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail