Jildirim: Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë po normalizohen me ritëm të shpejtë

Moskë, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Marrëdhëniet midis Moskës dhe Ankarasë po normalizohen me ritëm të shpejtë, deklaroi sot kryeministri turk Binali Jildirim gjatë bisedës me kryetaren e Këshillit të Federatës, Valentina Matvienko, lajmëroi TASS.

"Kemi lënë pas një periudhë e cila solli kufizime të mëdha për vendet tona", theksoi Jilldirim.

"Marrëdhëniet tona po normalizohen me një ritëm të shpejtë. Shumë lehtë është të prishen marrëdhëniet, por që të kthehen është shumë vështirë", theksoi ai.

"Ndonjëherë për disa minuta humbet ajo që është krijuar me vite mbrapa", theksoi kryeministri turk.

Sipas mendimit të Jildirim, vendet kanë nxjerrë leksion nga incidenti.

Njëkohësisht, përfaqësuesi i presidentit rus Dmitrij Peskov deklalroi se në takimin e sotëm midis presidentit të Rusisë Vlladimir Putin dhe kryeministrit turk Binali Jëldërëm është e mundur të shqyrtohet situata në Siri, por tema kryesore e takimit do të jenë kontaktet e ardhshme të liderit rus me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail