Grabar Kitaroviq: Në BeH kthehen mijëra luftëtarë të SHI-së

Zagreb, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq sot në Dubrovnik deklaroi se duhet të ballafaqohemi me faktin se nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (SHI) në Bosnjë e Hercegovinë kthehen mijëra luftëtarë, si dhe se nuk mund të mos vihet re edhe ndikimi i disa shteteve të tjera ndaj BeH-së.

"Të gjithë duhet ta shohim të vërtetën në sy dhe të ballafaqohemi me trendet të cilat vijnë, duke i përfshirë edhe ata që kthehen nga SHI-ja, prej luftimeve në Irak dhe në Siri. Ata tashmë janë disa mijëra dhe nuk mund të anashkalohet edhe ndikimi i disa shteteve të tjera. Dëshiroj BeH të mbetet e plotë, në tërësi i mbështesim sovranitetin dhe pavarësinë politike të BeH-së. Dëshiroj sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", theksoi Grabar Kitaroviq.

Ajo shtoi se dëshiron siguri absolute në kufirin e Kroacisë.

"Republika e Kroacisë i ndan 1.001 kilometra me BeH-në. Populli kroat është njëri prej popujve konstituiv në BeH dhe kemi për obligim si një prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Dejtonit", theksoi Grabar Kitaroviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail