Kampet e refugjatëve në ishujt grek nën borë

Athinë, 9 janar 2017 (MIA) - Kampet e refugjatëve në ishujt grek janë të mbuluara me borë, njoftoi gazeta "Ta Nea", i cili shton se refugjatët nëpër ishuj zhvillojnë betejë për mbijetesë në bor, në kushte të temperaturave polare, pa ngrohje dhe në kushte mizore të jetesës.
Në kampin Moria në ishullin Lezbos bora i ka mbuluar tendat e refugjatëve, ndërsa në ishujt Smaos dhe Hios dhjetëra refugjatë jetojnë në të ftohtë dhe pa ngrohje.
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, organizata joqeveritare "Mjek pa kufij" dhe Komisari i lartë i KB-së për refugjatë paralajmërojnë për kushtet johumane në kampe.
Në ishullin Evbeja është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe atje shtresa e borës ka arritur dy metra. Nga e shtuna shumë fshatra në ishull janë prerë nga bota. Në disa vendbanime nuk ka energji elektrike dhe ujë.
Pa energji elektrike kanë mbetur edhe rajone të tjera të vendit, ndërsa blegtorët kërkojnë ndihmë që të arrijnë deri te stallat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail