BeH dhe Kroacia edhe më tej me temperatura të ulëta ekstreme

Sarajevë, 10 janar 2017 (MIA) - Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia edhe më tej janë në dëborë, acar dhe temperatura të ulëta.
Pushimi dimëror në shkolla në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës është shtyrë deri më 16 janar, ndërsa janë lëshuar edhe rekomandime për shkurtimin e orarit të punës ku është e mundshme.
Në Bosnjë e Herecegovinë më ftohtë ka qenë në Praça, ku janë shënuar madje minus 30 gradë Celsius.
Lumi Sava në BeH është ngrirë, si dhe Liqeni i Jabllanicës, ndërsa në Mostar, njëri prej qyteteve më të nxehtë është shënuar temperaturë prej minus 11 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, i ftohti polar do të mbizotërojë deri të enjten, 12 janar. Temperatura më të larta paralajmërohen në periudhën prej 12 deri më 25 janar.
Këto ditë pritet përmirësim i kushteve të motit në Kroaci, por temperaturat edhe më tej do të jenë të ulëta dhe nën mesatare për këtë stinë të vitit.
Stuhia e fuqishme dhe i ftohti ekstrem e ngriu pellgun e Neretvës në Detin Adriatik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail