Protesta në Kosovë dhe Shkup për mbështetje të Ramush Haradinajt

Prishtinë, 11 janar 2016 (MIA) - Mijëra qytetarë kanë protestuar në të gjithë territorin e Kosovës kundër arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj nga Franca për llogari të Serbisë.
Me pankarta në duar ku shkruhej Kosova është Haradinaj, Peja, Gjilani, Mitrovica, Prizreni, Gjakova e Ferizaj kanë kërkuar lirimin e ish kryeministrit të Kosovës.
Krerët e degëve të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së këtyre qyteteve kanë kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt.
Lirimi i menjëhershëm i kreut të AAK është kërkuar edhe nga Shkupi, ku shumë persona kanë protestuar para ambasadës franceze të kryeqytetit maqedonas.
Duke kujtuar miqësinë e Frances ndaj Kosovës si dhe njohjen e pavarësisë nga ana e saj, protestuesit i kërkuan Parisit të jetë koherent me qëndrimet e tij.
Një ditë më parë Serbia dorëzoi kërkesën zyrtare për ekstradim bashkë me dokumentacionin shoqërues të autoriteteve franceze.
Beogradi akuzon Haradinajn për krime lufte gjatë viteve 1997- 1998 dhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë.
Parlamenti i Kosovës mbajti gjithashtu dje një seancë të jashtëzakonshme, e cila pas mbi 10 orë debate nuk arriti të miratojë një rezolutë për lirimin e ish kreut të UÇK-së.
Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail