I ftohti e mori viktimën e nëntë në Shqipëri

Tiranë, 12 janar 2017 (MIA) - Në Shqipëri sot ndërroi jetë një tjetër person nga i ftohti duke e çuar bilancin në nëntë të personave që kanë vdekur nga moti i keq dhe aksidentet.
Sot në qytetin e Sarandës është gjetur i pajetë 61 vjeçari Zhevahir Telo, babai i dy fëmijë. Ai punonte në portin e Sarandës, ndërsa sipas familjarëve është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në hyrje të banesës së tij. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa shkak kryesor i vdekjes ka qenë i ftohti.
Kujtojmë që më shtatë janar në Sarandë ndërroi jetë një tjetër i moshuar për shkak të të ftohtit. Një fëmijë 12­ vjeçar në Tiranë ka humbur jetën pasi u thye akulli i liqenit të Kasharit ku ai po luante bashkë me motrën e tij.
Në vend edhe mëtej mbisundon mot shumë i ftohtë me temperatura edhe deri minus 23 gradë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail