Policia turke e arrestoi autorin e sulmit gjatë natës së Vitit të Ri në Stamboll

Stamboll, 17 janar 2017 (MIA) - Në operacionin e policisë turke është arrestuar autori i sulmit të përgjakshëm gjatë natës së Vitit të Ri në klubin "Riena" në Stamboll, shtetas i Uzbekistanit, Abdulgadir Masharipov, i cili vrau 39 dhe plagosi 66 persona.
Vrasësi është arrestuar pas mesnate në shtëpinë e mikut të tij nga Kirgistani, i cili jeton në lagjen e Stambollit Esenurt.
Sipas të dhënave nga policia turke, vrasësi nga "Reina"ka arritur atje para tre ditëve. Së bashku me të janë arrestuar edhe katër persona, midis të cilëve edhe gra. Djali i terroristit, me moshë katër vjeçare e gjysmë, gjithashtu ishte me të.
Sipas burimeve policore, qëllimi i sulmuesit ishte koncentruar kryesisht në Stamboll, sepse organet e rendit dispononin me informacione se ai nuk e ka lëshuar qytetin.
Operacioni i policisë turke është vlerësuar si një sukses i madh.
Përgjegjësinë për sulmin në klubin e natën "Reina" e mori SHI-ja.
Televizionet turke publikuan incizime në të cilat shihet si policia e shoqëron vrasësin e kapur.
Ai është dërguar në Drejtorinë për Siguri në Stamboll për t'u marrë në pyetje.
Me siguri së shpejti do të bëhen të qarta përgjigjet e pyetjeve - si vrasësi ka arritur të hyjë në klub dhe pastaj të ikë, kush i ka ndihmuar dhe çfarë lidhje ka ai me grupet terroriste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail