Shimshek: Ankaraja shpreson në suksese në negociatat në Astana

Davos, 19 janar 2017 (MIA) - Turqia shpreson në rezultat pozitiv nga negociatat për zgjidhjen e konfliktit sirian, të cilat fillojnë në Astana më 23 janar, deklaroi zëvendëskryeministri turk Mehmet Shimshek në kuadër të Forumit ekonomik ndërkombëtar në Davos.
"Ne kemi qëndrim shumë optimist, sepse për herë të parë lojtarët kyç, Rusi, Iran dhe Turqi kanë gjetur platformë të përbashkët, që t'i jepet fund asaj tragjedie njerëzore. Ata lojtarë me të vërtetë mund të arrijnë rezultate", shtoi Shimshek.
Ai deklaroi se SHBA-ja duhet të marrin pjesë në procesin për zgjidhjen e konfliktit sirian.
"SHBA-ja nën udhëheqje të Trampit mund të luajnë rol shumë të rëndësishëm dhe konstruktiv. Konsideroj se SHBA-ja duhet të jenë në tryezë negociuese", tha Shimshek.
Ai thekson se Turqia pret nga administrata e re amerikane, përkushtim më të madh dhe konstruktivitet në sferën e luftës kundër terrorizmit në Lindjen e Afërt.
"Në marrëdhëniet ekonomike Bashkimi Evropian për Turqinë natyrisht ka rëndësi më të madhe se SHBA-ja. Pesëdhjetë për qind e eksportit tonë është në BE. Kështu që pritjet tona nga administrata e re amerikane reduktohen në atë se SHBA-ja do të merren në mënyrë më konstruktive me problemet botërore, lidhur me luftën kundër terrorizmit", tha Shimshek.
Sipas tij, në Lindjen e Afërt edhe më tej qeveris kaos, i cili ndikon ndaj ekonomisë globale, duke krijuar probleme për refugjatët dhe e nxit zgjerimin e terrorizmit.
"Në lidhje me Lindjen e Afërt janë të nevojshme angazhime më serioze nga ana e SHBA-së dhe BE-së", theksoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail