Demokracia e Re e akuzoi Qeverinë për rritje të papunësisë në GreqiAthinë, 20 janar 2017 (MIA) - Partia kryesore opozitare greke demokracia e Re (DR) e akuzoi Qeverinë se nuk mund të ballafaqohet me problemin e papunësisë në vend. duke shtuar se në dhjetor të vitit 2016 janë evidentuar 24.991 të papunë shtesë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Partia opozitare pohon se vazhdojnë gjendjet negative në tregun e punës dhe se për këtë është përgjegjëse Qeveria, e cila "në dy vitet e fundit i pengon ose anulon ndryshimet dhe reformat strukturore të planifikuara". Sipas Demokracisë së Re, Qeveria greke nuk ka prezantuar plan, as nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat për nxitje të punësimit dhe luftës kundër punës së paparaqitur.
|