Për dy vjet janë vjedhur mbi 10 milionë euro nga bankat e Shqipërisë

Tiranë, 11 shkurt 2017 (MIA) - Për dy vite nga bankat në Shqipëri janë vjedhur mbi 10 milionë euro.
Plaçkitje kanë qenë spektakolare, duke filluar nga ai më 13 Shkurt 2015, kur një filial banke në Stacionin e trenit u grabit nga disa persona të armatosur, të cilët u afruan në ambientet e saj të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, i detyruan punonjësit t’u japin dy thasë me para nga mjeti i blinduar, i cili në ato momente po bënte transportin e tyre. Grabitja ndodhi në parkimin e ndërtesës ku gjenden zyrat e bankës. Përpara se të largoheshin, autorët qëlluan në ajër. Për këtë rast, policia arrestoi shtatë punonjës civilë të kompanisë private të ruajtjes fizike dhe një prej drejtorëve të Departamentit të Sigurisë së Bankës, njofton Tirana Opserver.
Në 27 Prill të 2015, një automjet i një kompanie të sigurisë fizike, që po transportonte para të disa bizneseve private të një qendre tregtare, u grabit në rrugën dytësore, përgjatë autostradës Tiranë – Durrës. Tre persona të maskuar dolën nga një Mercedes 240 dhe nën kërcënimin armës morën paratë, që arrinin në shumën e dy milionë lekëve. Dy policët privatë mbetën të bllokuar në automjet për më shumë se 50 minuta, duke mos kryer asnjë lëvizje, pasi dyert e makinës u bllokuan nga përplasja.
Më 3 Dhjetor 2015, katër persona të armatosur me uniforma policie grabitën një automjet të blinduar, që i përkiste një kompanie private të sigurimit fizik dhe po transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë. Grabitja ndodhi në rrugën Tiranë – Rinas, në kryqëzimin e Laknasit, kur paratë po dërgoheshin drejt aeroportit. Autorët fillimisht ndaluan mjetin e blinduar dhe një makinë tjetër shoqëruese dhe më pas, në kërcënimin e armëve, detyruan punonjësit t’u japin paratë.
Më 30 qershor 2016 ndoshta grabitja me spektakolare e parave të bankave që ka ndodhur ndonjëherë në vend. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” tre persona me maska dhe armë arritën të grabisin rreth një milion euro gjate kohës që do të ngarkoheshin në avion. Është i vetmi rast kur është arritur të identifikohet dhe shpallet në kërkim një prej autorëve për shkak të një fije floku një paruke të braktisur.
Shtatë muaj nga kjo ngjarje mesditën e kësaj të enjte po në afërsi të kryqëzimit të Laknasit 5 persona të armatosur grabisin një autoblind, i cili dyshohet se transportonte rreth dy milion euro. Në te gjitha rastet autoret kane djegur mjetet me te cilët kryejnë grabitjet thuajse në të njëjtin vend në afërsi të fshatit Berxull. Përpara drejtësisë kanë dalë vetëm efektivët e policive private, por jo autorët e këtyre grabitjeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail