Në Prishtinë plagoset avokati Azem Vllasi

Prishtinë, 13 mars 2017 (MIA) - Avokati i njohur i Kosovës Azem Vllasi sot në mëngjes është sulmuar me armë zjarri, ndërsa shkaqet janë ende të panjohura, njoftojnë mediat kosovare.
Sipas bashkëshortes së Azem Vllasit, Nadira Vllasi, sot në mëngjes një person ka kërkuar nga ai që ta mbrojë në një proces gjyqësor, por Azemi ka refuzuar sepse nuk merret me raste të tilla. Personi i pakënaqur, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka shtënë me armë zjarri dhe e ka plagosur avokatin e njohur.
Policia deri tani nuk ka bërë të ditura detaje. Ajo ka kumtuar vetëm se në rrugën "Hajdar Dushi”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës, ka deklaruar per mediat e Kosovës se "rreth orës 8 është raportuar në polici për të shtëna në rrugën ‘Hajdar Dushi'.
Azem Vllasi, ish-zyrtar i lartë në nomenklaturën e dikurshme politike në ish-Jugosllavi, tani avokat, është dërguar menjëherë në shërbimin e ugjencës në spitalin e Prishtinës. Sipas informacioneve të deritanishme të bashkëshortes së tij, Azem Vllasi është jashtë rrezikut për jetën
Policia kosovare ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. mp/10:25
###
.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail