Erdogan dhe Qeveria turke nuk janë të mirëseardhura në Gjermani

Berlin, 21 mars 2017 (MIA) - Bashkëpunëtori i afërt i kancelares gjermane Angela Merkel dhe nënkryetari i Unionit kristiano demokratik (CDU), Folker Bufier sot deklaroi se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kaluar të gjitha linjat me krahasimin e qeverisë në Berlin me nazistët dhe për këtë arsye më nuk është mirëseardhur në Gjermani.
"Mjaft është. Zotëri Erdogani dhe qeveria e tij nuk janë të mirëseardhur në vendin tonë dhe kjo duhet të bëhet e qartë tani", deklaroi për radion DFL Bufier, i cili është kryeministër i krahinës Esen, ku ndodhet qendra financiare Frankfurt.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, dje në krahasimet e Qeverisë gjermane me regjimin nazist të Adolf Hitlerit reaguan edhe ministri i Punëve të jashtme Zigmar Gabriel dhe shefi i kabinetit të kancelares Merkel, Peter Altmaer, i cili paralajmëroi se Gjermania do ta mbrojë nderin në kontestin me Turqinë.
Konflikti i fundit nga seria që vitin e kaluar ndodhën në relacion Berlin-Ankara është në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve zyrtar turq në tubimet në tokën gjermane për referendumin me të cilin më 16 prill presidenti turk duhet të fitojë ingerenca më të mëdha kushtetuese.
Disa krahina gjermane tanimë ndaluan tubime të lidhura me referendumin për shkaqe sigurie.
Në Gjermani jetojnë mbi 3 milionë turq ose qytetarë me prejardhje turke prej të cilëve rreth 1,4 milionë kanë të drejtë të votës në referendumin në Turqi. Sipas rezultateve nga zgjedhjet e fundit, një numër më i madh i turqve gjermanë me të drejtë vote në Turqi votuan për partinë e Rexhep Taip Erdoganit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail