Rreth 29 mijë qytetarë shqiptarë dhe kosovarë vitin e kaluar kanë kërkuar aziil në BE

Tirana, 22 mars 2017 (MIA) - Qytetarët shqiptarë dhe kosovarë edhe më tej janë më të numërt mes qytetarëve nga vendet evropianë, sipas numrit të kërkuesve të azilit në ndonjë nga vendet anëtare të BE-së.
EUROSTAT njofton se vitin e kaluar azil në vendet e BE-së kanë kërkuar 28.925 qytetarë shqiptarë.
Shtetet më të dëshiruara kanë qenë Gjermania dhe Franca, ku azil kanë kërkuar 14.855, respektivisht 6.850 qytetarë shqiptarë.
Gjatë vitit të kaluar rreth 1.300 qytetarë shqiptarë azil ekonomik kanë kërkuar në Greqi, por i madh është numri edhe i azilantëve në Britaninë e Madhe, Holandë dhe Suedi.
Po ashtu edhe Kosova shënon rritje të konsiderueshme të azilantëve. Ashtu, vitin e kaluar rreth 89 mijë qytetarë kosovarë kanë kërkuar azil në ndonjë nga vendet e BE-së.
Pas Kosovës dhe Shqipërisë, sipas kërkuesve të azilit nga vendet evropiane është Rusia me rreth 23 mijë azilantë.
Ndryshe, sipas EUROSTAT-it gjatë vitit të kaluar 1,2 milionë njerëz kanë aplikuar për azil në BE. Numri më i madh është nga Siria - 334.820 persona, vijojnë Afganistani dhe Iraku.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail