Një grua dhe një fëmijë janë lënduar gjatë përleshjes në një kamp për refugjatë në Hios

Athinë, 23 mars 2017 (MIA) - Një grua dhe një fëmijë u lënduan gjatë përleshjes mes emigrantëve afganë dhe algjerianë, e cila sot ka ndodhur në një kamp për refugjatë në ishullin grek Hios, njoftoi korrespondeti i MIA-s nga Athina.
Sipas edicionit elektronik të gazetës "Katimerini", gruaja dhe fëmija janë hospitalizuar. Hollësi tjera nuk kumtohen.
Përleshjet kanë filluar rreth mesnatës kur një grup prej rreth 20-të afganëve kanë lëvizur nëpër kampin "si ta kenë poseduar" dhe kanë sulmuar çdo algjerian që ua ka prerë rrugën.
Sipas raportit, sulmi ka vijuar pas incidenteve të cilët paraprakisht gjatë ditës kanë ndodhur mes dy grupeve, që ka sjellur deri në konkludim se përleshja e mbrëmshme ka qenë sulm i orkestruar.
Përleshja ka zgjatur rreth 20 minuta, derisa ka ardhur policia për ballafaqim me trazira. Sulmuesit kanë ikur nëpër rrugë rreth kampit dhe polciia nuk ka arrestuar asnjë person.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail