EUFOR-i do të mbetet në BeH derisa BE-ja dhe KB-ja konsiderojnë se kjo është e nevojshme

Sarajevë, 23 mars 2017 (MIA) - Forcat e Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë e Hercegovinë do të mbeten atje derisa BE-ja dhe Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara konsiderojnë se i nevojiten vendit, deklaroi në intervistën për portalin "Juropian Uestern Ballkans", komandanti i EUFOR-it, gjenerali austriak Fridrih Shreter, mandati i të cilit së shpejti përfundon.
I pyetur me çka do të merret trashëguesi i tij, Shreter u përgjigj se këto janë çështjet rreth kërcënimeve të sigurisë, me të cilat autoritetet lokale deri më tani kanë dëshmuar se janë të aftë që të përballen.
"Kjo do të thotë se EUFOR-i është i orientuar mirë në situatën e bashkëpunimit të afërt me Forcat e armatosura të BeH-së dhe forcat lokale policore në parandalimet e kërcënimeve potenciale të sigurisë në vend. Ngjarjet e rëndësishme, siç është Marshi i kujtimit në Srebrenicë, për shembull, kanë kontribuar për këtë bashkëpunim të afërt", tha gjenerali Shreter.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail