Lajçak: BE-ja distancohet nga Ballkani Perëndimor

Beograd, 23 mars 2017 (MIA) - Kryetari i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Mirosllav Lajçak vlerësoi se Bashkimi Evropian distancohet nga Ballkani Perëndimor, hapësirë që është natyrore për të dhe se kjo gjithnjë e më shumë krijon frustrime midis popullit të atjeshëm.
Nga ana tjetër, ai theksoi se asnjë opsion për rajonin nuk paraqet plotësim real të dëshirave për siguri, stabilitet dhe prioritet ekonomik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.
Lajçak, i cili është ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, konsideron se mosrealizimi i perspektivave evropiane gjeneron nacionalizëm, ndërsa më tutje edhe "fragmentim me mjete të dhunshme".
Ai theksoi se një nga pasojat do të ishte migrimi nga rajoni, si dhe derë e hapur për migrimin nga rajoni i Lindjes së Afërt dhe të Mesme dhe Afrikës.
"Nuk mendoj se BE-ka, por edhe Evropa në kuptim të gjerë mund të lejojë një skenar të tillë", theksoi Lajçak në një intervistë për "Novi magazin, transmeton Tanjug.
Kryetari i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme i KB-së theksoi se është e nevojshme t'ju lejohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në vend të perspektivës të caktuar me kalendarë fiktivë, të inspirohen me procese të filluara, përparim të tij personal dhe sendërtim adekuat.
Ai vëren se ekziston mungesë e komunikimit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në konteskt më të gjerë dhe se është për tu habitur se aktorë tjerë, me shumë më pak investime, marrin jehonë të rëndësishme të banorëve, por edhe nga elitat politike.
Lajçak vlerëson se kjo paraqitje është pasojë e mosbashkimit në Union, pikëpamjet e ndryshime të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, shpesh të motivuara nga qëllime afatshkurta, brenda partiake, pa vizion afatgjatë dhe interesa të njohura strategjike ndaj BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail