Është arritur marrëveshje mes opozitës dhe pushtetit në Shqipëri

Tiranë, 18 maj 2017 (MIA) - Takimi prej më tepër se tre orësh, kokë më kokë, mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duket se ka sjellë zgjidhjen e krizës politike në vend.

Siç njofton Top-Channel, të dy liderët dolën bashkë nga takimi, dhe pranuan se ka një marrëveshje, e cila do të detajohet dhe do të bëhet publike në orët e ardhshme.

"Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik", tha kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ishte edhe më i prerë në komunikimin e tij, duke thënë: "Jam dakord 100% me kreun e opozitës".

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa midis tyre pati edhe një shtrëngim duarsh në publik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail