Koalicioni PAN në kërkim për partnerë tjerë të koaliconit

Prishtinë, 13 qershor 2017 (MIA) - Koalicioni PAN, të cilin e përbëjnë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, edhe pse fitoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën, megjithatë duhet të kërkojë edhe partnerë tjerë të koalicionit që të formojë qeveri të re.
Sipas rezultateve preliminare, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s, PAN fitoi 39 vende të deputetëve në Kuvendin 120 anëtarësh të Kosovës, pra do t'i duhet përkrahje edhe prej të paktën 22 deputetëve për sigurimin e shumicës parlamentare.
PAN nuk do të mund të sigurojë shumicë as me përfshirjen në koalicionin qeveritar të dhjetë deputetëve nga Lista serbe dhe dhjetë deputetëve nga bashkësitë pakicë. Koalicioni i tillë i udhëhequr nga PAN do të kishte 59 deputetë dhe për shumicë i nevojiten edhe dy deputetë dhe për këtë shkak duhet të kërkojë edhe partner tjetër të koalicionit për formimin e qeverisë.
Nëse merret parasysh se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja "Vetëvendosje" në mënyrë kategorike kanë përjashtuar mundësi të tillë për koalicion me PAN, atëherë "çelësi" për formimin e qeverisë mbetet të Aleanca për Kosovë të Re e Bexhet Pacollit.
Partia e Pacollit në zgjedhje ishte në koalicion me LDK-në e kryeministrit Isa Mustafa dhe partinë Alternativa dhe duhet të priten rezultatet zyrtare nga zgjedhjet që të shihet sa deputetë ka secila parti ndaras në këtë koalicion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail