Mogerini: Prioriteti im është inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Bruksel, 22 qershor 2017 (MIA) - Inkuadrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian do të jetë një nga dy prioritetet e mia për punë në periudhën e ardhshme, së bashku me përforcimin e sigurisë dhe mbrojtjes në Union, deklaroi mbrëmë përfaqësuesja e lartë për Politikë dhe Siguri të Jashtme të BE-së, Federika Mogerini.
Në fjalimin në konferencën vjetore të Institutit për çështje të sigurisë së BE-së në Bruksel, Mogerini theksoi se inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor është "proces i pakthyeshëm" dhe çështje e interesit strategjik për Unionin, me ç'rast njëherit do të realizohet ideja për bashkim të kontinentit evropian.
"Këtë nuk e them sepse Ballkanin e shoh si një problem problematik, por sepse konsideroj se ai është rajon me potencial më të madh", potencoi Mogerini.
Sipas saj, në vendet e Ballkanit Perëndimor ekziston "nivel shumë impresionist" i përkushtueshmërisë ndaj BE-së, për shkak se tek ata besimi në Union është më i madh se sa tek disa anëtare të bllokut.
"Kemi ndikim të madh në rajonin, të cilin në mënyrë të pamjaftueshme e shfrytëzojmë. Në mesatare atje kemi udhëheqësi të përkushtuara, të cilët janë të gatshëm të angazhohen, por edhe nuk pyesin se nëse ne jemi të përkushtuar dhe konzistentë", potencoi Mogerini, duke shtuar se në qoftë se BE-ja nuk angazhohet në Ballkan, këtë "do ta bëjë dikush tjetër".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail