Samit i Nismës së Berlinit në Trieste - Për projekte të Ballkanit Perëndimor 500 milionë euro

Bruksel, 11 korrik 2017 (MIA) - Në Trieste nesër do të mbahet Samiti i katërt për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian në kuadër të Procesit të Berlinit. Pritet që bisedimet të fokusohen në ndërlidhje në sferën e ekonomisë dhe infrastrukturës dhe njerëzit në rajon si dhe rajonin me BE-në.
Nga Samiti në Trieste presim përparim pozitiv në proceset integruese të Ballkanit Perëndimor, kjo është porosia me të cilën BE shkon në Trieste ku do të jenë liderët e "gjashtëshes ballkaniko-perëndimore", përfaqësues të institucioneve të BE-së, persona zyrtar nga gjashtë shtete anëtare të BE-së, Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Sllovenia dhe Italia.
Pjesëmarrje paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini, komisari për negociata për anëtzarësim, Johanes Han si dhe komisarja kompetente për transport, Violeta Bulc.
Qëllimi i KE-së është që me angazhimin e vet prej rreth 500 milionë euro në projekte rajonale të Ballkanit Perëndimor të tërheqë investime plotësuese në rajon në shumë të përgjithshme prej 1,5 miliardë eurove. Në kuadër të Procesit të Berlinit që filloi në vitin 2014 deri më tani është biseduar për 20 projekte konkrete në rajon prej të cilave katër tashmë janë në proces të realizimit.
Në Samitin në Trieste do të bisedohet për shtatë projekte konkrete. Komisioni evropian thekson se është i gatshëm edhe për mbështetje plotësuese për ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga Ballkani Perëndimor.
Sipas burimeve të Brukselit, bisedimet e Samitit në Trieste do të zhvillohen rreth tre sferave kyçe - ndërlidhjes infrastrukturore dhe ekonomike dhe kontaktet ndërnjerëzore.
BE pret që shtetet nga Ballkani Perëndimor në Trieste të nënshkruajnë edhe marrëveshje për komunitet transportues.
BE-ja fillimisht pret që të gjitha shtetet nga Ballkani Perëndimor në Samitin në Trieste të arrijnë marrëveshje për planin e aksionit për zhvillim të rajonit rajonal-ekonomik. Ideja për formimin e tregut të përbashkët rajonaë prej 20 milionë njerëzve është mbështetur nga ana e BE-së që në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në mars të këtij viti në Sarajevë.
Komisari evropian, Johanes Han theksoi se bëhet fjalë për "përgatitje të rajonit për integrim në tregun e përbashkët evropian në të ardhmen". Njëkohësisht në Komisionin evropian hedhin poshtë komente se integrimi i tillë i brendshëm i rajonit mund të jetë zëvendësim për rrugën eurointegruese të atyre shteteve.
Në margjina të Samitit do të mbahet forum i të rinjve BE - Ballkani Perëndimor, që do të shërbejë edhe për promovim të programit Erazmus për këmbim të studentëve.
Gjatë samitit do të fillojë me punë edhe zyra e përhershme e Forumit investues të dhomave në të cilën janë odat ekonomike nga Ballkani Perëndimor si dhe nga Kroacia dhe Sllovenia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail