Samit për Ballkanin Perëndimor në Trieste

Trieste, 12 korrik 2017 (MIA) - Bashkëpunimi në infrastrukturë, komunikacion dhe energjetikë dhe mundësitë për stimulimin e rritjes ekonomike përmes lidhjes së këtyre sferave me qëllim të përafrimit të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së, do të jenë temat kryesore të Samitit që do të mbahet sot në Trieste si vazhdim i Procesit të Berlinit.
Në Samitin e katërt në kuadër të Procesit të Berlinit do të marrin pjesë kryetarë apo anëtarë të qeverive të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të lartë të Austrisë, Sllovenisë, Italisë, Kroacisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Siç njofton Tanjug, në takim është paralajmëruar edhe prania e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë e BE-së, Federika Mogerini.
Procesi i Berlinit u inicua në vitin 2014 nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërsa pas Berlinit ky samit u mbajt në Vjenë dhe Paris.
Qëllimi i Samitit në Trieste është përmes nxitjes së dimensionit të bashkëpunimit në sfera të rëndësishme të vendoset hapësira rajonale ekonomike.
"Funksionimi i mirë i rrjetit të infrastrukturës e nxit rritjen ekonomike, ofron mundësi për biznes, tërheq investime dhe krijon vende të punës", thuhet në dokumentin e punës.
Në margjinat e Samitit do të mbahet edhe Forum biznesi, që duhet të ndihmojë në stimulimin e projekteve ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
Me ndihmën e Bankës Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) dhe Bankës Evropiane për investim (BEI) rajoni në dispozicion duhet të fitojë 500 milionë euro për investime të mëtejme në projekte.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail