Han: Brukseli i do shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE

Trieste, 12 korrik 2017 (MIA) - Brukseli dëshiron që shtetet nga Ballkani Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, ndërkaq një nga shkaqet kryesore është që të rinjtë të mbahen në shtetet e veta dhe të mos i braktisin, porositi sot në Trieste komisari evropian për zgjerim, Johanes Han.
Duke folur në samitin e liderëve të gjashtëshes nga Ballkani perëndimor, Han tha se kjo do t'i ulte tensionet nga e kaluara.
"Detyrë e politikës është të sigurojë kornizë përderisa përgjegjësia për ndërlidhje ekonomike është e komunitetit afarist.
Han shtoi se këmbimi ndërmjet BE-së dhe shteteve nga rajoni ka qenë 44 miliardë euro në 10 vitet e fundit.
"Jemi këtu për të parë se çka është bërë deri më tani në kuadër të procesit të Berlinit si dhe të konstatojmë detyra të mëtutjeshme. Ajo në çka duhet të punojmë është të rinjtë të mbeten në rajon. Kjo është mënyrë të ulen të gjitha tensionet nga e kaluara dhe të krijohen kushte për mbetjen e tyre", deklaroi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail