Mbi një milion njerëz në Stamboll morën pjesë në tubimin për shënimin e njëvjetorit të tentativës për grusht-shtet

Stamboll, 16 korrik 2017 (MIA) - Mbi një milion qytetarë të Turqisë morën pjesë në marshin grandioz që u mbajt mbrëmë i quajtur "Epopeja e fitores për demokraci" me të cilin u shënua përvjetori i parë i tentativës për puç, që ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar.
Ura e Bosforit, e quajtur Ura e martirëve të 15 korrikut, e gjatë 1,5 kilometra u mbush me njerëz, ndërsa sipas disa vlerësimeve ka pasur mbi një milionë persona.
Edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit) për t’iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdogan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteranë, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, dhe zyrtarë të tjerë.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, falënderoi mbrëmë në Stamboll çdo individ që më 15 korrik të vitit të kaluar qëndroi në mbrojtje të lirisë, ezanit, flamurit dhe ardhmërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Më pas presidenti Erdogan porositi se dhimbja e nënave dhe baballarëve të dëshmorëve është diçka që nuk matet, ashtu siç është e pamatshme edhe liria të cilën sakrifica e dëshmorëve e ruajti.
"Jemi një komb i cili gjatë gjithë historisë është testuar me zjarr dhe i cili ka ecur duke u pjekur në pirgun e sulmeve dhe të tradhtive të armiqve. Ne jemi komb, komb, e ata janë sëmundje, sëmundje. Ky është dallimi jonë", tha Erdogan.
Më 15 korrik të vitit të kaluar, anëtarë të FETO-s të infiltruar në forcat e armatosura turke ndërmorën tentativë për grusht shteti ushtarak në Turqi, i cili u pengua pasi miliona qytetarë të Turqisë me ftesë të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, dolën në rrugë të paarmatosur për të ndaluar puçistët.
Gjatë tentativës për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail