Zjarre të mëdha në bregun e Adriatikut në Kroaci dhe Mal të Zi

Split/Podgoricë, 17 korrik 2017 (MIA) - Zjarr i madh shpërtheu mbrëmë pas mesnate në vendin Tugare afër Omishit, dhe menjëherë u përhap drejt Sërnjines në drejtim të Splitit, dhe është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Sërnjine-Sitno Donje, njoftoi policia e Splitit.
Në shuarjen e zjarrit morën pjesë të gjithë shoqatat vullnetare zjarrfikëse nga rajonet e Splitit, Solin, Kashtelite, Trogir dhe Omishit, me 32 automjete dhe 109 zjarrfikës.
Nuk ka informacione për persona të lënduar, e as për dëme materiale, ndërsa në vendin e zjarrit gjendet edhe një ekip i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Zjarri është shkak për ndërprerjen e largpërçuesve Zakuçac- Konjsko dhe Zakuçac-Bilice.
Gjysmë ore pas këtij, zjarr shpërtheu edhe në vendin Bogomole në Hvar, ku digjen pyje të dendura pishe. Këtë zjarr e shuajnë shoqatat vullnetare zjarrfikëse të ishullit, ndërsa u ndihmojnë edhe forcat ajrore.

Në të njëjtën kohë në komunën bregdetare malazeze Tivat sot në mëngjes është zbatuar evakuim i një pjese të popullsisë, për shkak zjarrit të madh që shpërtheu mbrëmë rreth orës 3.
Deri tani me anije janë evakuuar mbi 100 persona, por rreth 20-të të tjerë refuzojnë t'i braktisin shtëpitë e tyre.
Në rajonin e Podgoricës gjithashtu shpërthyen disa zjarre, numri i të cilëve deri mbrëmë arriti 33.
Zjarrfikësit malazez arritën t'i mbrojnë objektet edhe krahas erës së fuqishme.
Mbrëmë gjithashtu, u dogj një depo e madhe me sipërfaqe prej rreth një mijë metra katror, ku është bërë dëm material prej rreth dy milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail