Shqipëria në "flakë" - zjarret i shuajnë edhe helikopterë nga Greqia dhe NATO-ja

Tiranë, 19 korrik 2017 (MIA) - Me kërkesë të Qeverisë shqiptare për ndihmë në shuarjen e shumë zjarreve të cilat janë përhapur në vend, sot pasdite u kyçën dy helikopterë, një nga Greqia dhe një nga NATO-ja.
Siç shkruajnë mediat shqiptare, ata janë angazhuar në shuarjen e katër zjarreve të mëdha të cilët tashmë disa ditë po tërbojnë në pjesën veriore të vendit në rajonin e Shkodrës.
Paraprakisht, minsitri shqiptar i Punëve tëBrendshme, Dritan Demiraj konfirmoi se është kërkuar ndihmë dhe shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e NATO-s dhe organet kompetente të Malit të Zi dhe Greqisë.
Falënderi të veçantë ai i shprehi kompanisë "Viva", e cila prej dje është kyçur me dy helikopterë në shuarjen e zjarreve.
Sipas shërbimeve kompetente shqiptare, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 zjarre të reja në rajonin e Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit.
Problem i posaçëm në shuarjen e zjarreve aktive është terreni i pakalueshëm, si dhe era në rajonet malore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail