Nga minat e mbetura jetën e kanë humbur 177, ndërkaq janë lënduar 500 kosovarë

Prishtinë, 21 korrik 2017 (MIA) - Nga shpërthimi i minave të mbetura nga lufta në Kosovë, jetën e kanë humbur 177, ndërkaq kanë mbetur të plagosur së paku 500 qytetarë kosovarë.
Nga kompania për deminim konfirmojnë se edhe pse shumë zona janë apstruar nga minat, në territorin e Kosovës ende ka mbi 100 zona të tilla. Më të rrezikshme edhe më tutje janë ato në kufi me Shqipërinë dhe me Maqedoninë.
"Kjo kompani gjatë pastrimit të zonave të minuara, ka zbuluar dhe deminuar rreth 90 mijë mjete shpërthyese. Rajoni i Hanit të Elezit është i njohur si një nga zonat me më së shumti mina të pashpërthyera. prej marsit e deri më tani, në këtë rajon, nga minat, janë pastruar mbi gjashtë mijë metra katrorë dhe janë zbuluar katër mina të pashpërthyera", lajmëroi televizioni kosovar.
Forca e sigurisë e Kosovës prej vitit 2010 kanë pastruar një milion metra katrorë dhe kanë deminuar 2.177 mjete të ndryshme shpërthyese, përderisa ekipe të specializuara kanë intervenuar në 2.136 raste dhe deminuan 3.150 mjete të ndryshme shpërthyese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail