Zjarre të reja në Shqipëri dhe Greqi

Tiranë, 7 gusht 2017 (MIA) - Zjarre të reja shpërthyen në 24 orët e fundit në më shumë pjesë të Shqipërisë, si dhe në ishullin grek Tasos.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve në Shqipëri janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.
Në shuarjen e zjarreve përveç helikopterëve, në ndihmë janë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të angazhuar për shuarjen e zjarreve.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, falënderon homologun grek Nikos Koxias dhe qeverinë e Greqisë, për ndihmën që po japin në shuarjen e vatrave të zjarrit në jug të vendit.
"Në këto ditë të vështira ku një pjesë e vendit është përfshirë nga flakët, ndihma e Greqisë fqinje në përballimin e kësaj situate dhe puna krah për krah me forcat tona të emergjencave civile ka qenë vendimtare. Solidariteti është një vlerë e çmuar për bashkëjetesën mes fqinjëve. Dëshiroj të falënderoj autoritetet greke dhe më posaçërisht kolegun Nikos Koxias për këtë ndihmesë", tha Bushati.
Sipas botimit elektronik të gazetës "Proto Tema" në ishullin grek Tasos tërbon zjarr i madh, i cili ka shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjore. Zjarri ka shpërthyer në rajonin e vendit Limenaria.
Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 22 zjarrfikës me 10 automjete zjarrfikëse dhe 20 vullnetarë, ndërsa gjatë ditës pritet atyre tu bashkangjiten edhe dy aeroplanë "kanader".
Autoritetet greke paralajmëruan për rrezik të lartë nga zjarret në vend gjatë tërë javës, kur temperaturat pritet të tejkalojnë mbi 40 gradë Celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail