Kodheli: Situatë dramatike me zjarret në Shqipëri

Tiranë, 7 gisht 2017 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi sot se situata e zjarreve në vend është dramatike për shkak të situatës klimaterike me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh.
"Është situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën mbarë. Situata klimaterike është jashtë normales për shkak të temperaturave tejet të larta dhe reshjeve pothuajse ineksiztente. Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria po angazhohet maksimalisht për ta përballuar këtë situatë”, tha Kodheli, transmeton Top Channel.
Ministrja shtoi se “operacionet janë zhvilluar në 9 qarqe dhe janë angazhuar 2750 forca ose 1/3 e të gjithë forcës sonë të armatosur”.
Në fund, ministrja Kodheli bëri një thirrje edhe për të gjithë qytetarët: "Kjo situatë e vështirë ka bërë që shtete të fuqishme si Franca e Portugalia të kërkojnë ndihmë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në përballimin e situatës. I bëj thirrje edhe që të mos e krijojnë situatën. Operacionet kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë, që janë para’ taksapaguesish. Duhet t’i ruajmë pemët e kullotat, ndaj ju lutem që ta shtojmë kujdesin bashkarisht".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail