Edhe më tej nuk shihet dalja nga kriza politike në Kosovë

Prishtinë, 9 gusht 2017 (MIA) - Takimi konstituiv i partive parlamentare kosovare nuk e dha rezultatin e nevojshëm për dalje nga bllokimi i krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në takimin konsultativ me partitë politike tha se duan t’i formojnë sa më shpejt institucionet e vendit, por sipas tij, për ta ka shumë rëndësia edhe cilësia dhe jo vetëm formimi i institucioneve.
"Kandidati i ynë i vetëm për kryeparlamentar është Kadri Veseli dhe zgjedhja e tij është e pandalshme, sikur që është zgjedhja edhe e Ramush Haradinaj kryeministër. Dëshiroj të informoj se nuk do të marrim pjesë në seancën e së enjtes (10 gushtit) derisa nuk respektohet vullneti i qytetarëve", deklaroi Hoxhaj dhe kërkoi të mbahet edhe një takim konstituiv, ndërsa vazhdimi i seancës konstituive të anulohet për javën e ardhshme.
Kryetari i grupit parlamentar të koalicionit LDK–AKR–Alternativa (LAA), Avdullah Hoti, ka thënë e përkrahin thirrjen e seancës parlamentare për të enjten, nga ana e kryesuesit Adem Mikullovci.
"Kryesuesi duke e shfrytëzuar të drejtën e tij e ka thirrur seancën. Unë mendoj që sjelljet e tilla janë zhagitje të konfigurimit të institucioneve. Ftojmë koalicionin PAN, që të marrë pjesë dhe ta përdorin të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ne e kemi obligim para qytetarit të vendit të sillemi në mënyrë konstruktive", ka shtuar Hoti.
Lista serbe tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive, të thirrur për të enjten. Zëdhënësi i saj, Igor Simiç për mediat kosovare ka thënë se Lista Serbe nuk dëshiron të jetë frenim i proceseve në konsolidimin e institucioneve, por ka theksuar se ende nuk kanë qëndrim rreth votimit të qeverisë apo krijimit të koalicioneve me partitë që formojnë qeverinë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ.
"Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca veçse është deklaruar për pjesëmarrjen tonë në këtë takim, do të thotë ne nuk do të marrim pjesë në këtë takim", tha ai.

Kuvendi i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se nesër do të zhvillohet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancës, që do të fillojë në orën 10:00, pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë "Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail