Erdogan: Turqia asnjëherë nuk do të lejojë krijimin e shtetit kurd në pjesën veriore të Sirisë

Ankara 22 gusht 2017 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se vendi i tij "asnjëherë nuk do të lejojë" milicia kurde, të cilën Turqia e kualifikon si organizatë terroriste, të krijojë shtet kurd në pjesën veriore të Sirisë.
"Ne nuk do të lejojmë dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi me krijimin e të ashtuquajturit shtet nga Partia e Lidhjes Demokratike dhe Forcave për Mbrojtjen e Popullit në Sirinë Veriore", theksoi Erdogan.
Turqia e shikon Partinë e Lidhjes Demokratike dhe krahun e saj ushtarak Forcat për Mbrojtjen e Popullit si degë siriane të Partisë Punëtore Kurde (PKK), që është shpallur si organizatë terroriste nga ana e Ankarasë, SHBA-së dhe BE-së.
Partia e Lidhjes Demokratike në mars të vitit 2016 shpalli administratë gjysmë të pavarur në veri të Sirisë.
SHBA-ja është aleate e Forcave për Mbrojtje të Popullit në luftë kundër grupeve terroriste Shtetit Islamik.
Kjo shkakton pakënaqësi në Turqi, e cila frikësohet nga krijimi i zonës nën kontroll të Kurdëve në afërsi të kufirit të saj.
Ankaraja në disa nga javët e fundit u kanos me intervenim ushtarak , veçanërisht në kantonin kurd Afrin, në veriperëndim të Sirisë.
Në pyetjen nëse është i mundur operacion turko-iranian kundër kryengritësve kurdë në pjesën veriore të Irakut, Erdogani u përgjigj se "një mundësi e tillë është gjithmonë në rend dite.
Njëkohësisht, Turqia ashpër e kundërshton referendumin për pavarësi të Kurdistanit Irakian, që është caktuar për në 25 shtator edhe përkundër marrëdhënieve të mira me liderin e kurdëve irakianë Masud Barzani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail