Lunaçek i shpreh ngushëllime familjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Bruksel, 22 gusht 2017 (MIA) - Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Ulrike Lunaçek, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje.
"Shpreh ngushëllim të sinqertë familjes dhe shoqërisë së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi; do të na mungosh me pikëllim si një pro-europian", ka shkruar Lunaçek në Twitter.
Me nderime te larta shtetërore, qytetarë nga Mitrovica dhe Kosova, sot pasdite i dhanë lamtumirën e fundit kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi në varrezat e fshatit Shipol.
Më 21 gusht, Bajram Rexhepi është ndarë nga jeta duke lënë pas gruan dhe vajzën e tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur ditën e martë, ditë zie..



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail