Kuvendi i Shqipërisë e miratoi programin e qeverisë shqiptare "Rama 2"

Tiranë, 13 shtator 2017 (MIA) - Kuvendi i Shqipërisë me 78 vota pro dhe 51 kundër e miratoi sot programin e qeverisë "Rama 2".
Kryeministri shqiptar Edi Rama e prezantoi programin e tij në seancën e së hënës, ku paraqiti synimet kryesore të qeverisë për ekonominë, turizmin, integrimin e vendit.
Reforma në drejtësi dhe vetting-u mbeten për qeverinë shqitare shtyllat kryesore në këtë mandat të ri. Ndërsa kapitulli i ekonomisë është më i gjati, duke nisur nga projektet e infrastrukturës, luftë kundër korrupsionit dhe informalitetit.
Lideri i opozitës Lulzim Basha e kritikoi qeverinë "Rama 2" dhe deklaroi fundin e marrëveshjes së 18 majit për shkak të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe manipulimit të votave të PD-së sipas tij.
E ashpër ka qenë dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj programit të qeverisë. E veçantë në fjalën e saj ishte edhe një kritikë ndaj Presidentit të Republikës për bashkëpunim të nxituar me mazhorancën për dekretet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail