"Velt am Zontag": Greqia jep të dhëna të rrejshme për numrin e emigrantëve

Athinë, 16 tetor 2017 (MIA) - Gazeta gjermane "Velt am Zontag" e akuzoi Greqinë se i ka falsifikuar të dhënat për refugjatët dhe emigrantët dhe njëherësh pohon se Bullgaria po shndërrohet në vend transitor më të rëndësishëm në rutën ballkanike.
Sipas gezatës, çdo muaj në Gjermani mbërrijnë nga 15.000 azilkërkues të rinj, edhe atë pjesa më e madhe prej tyre vijnë përmes rutës ballkanike, edhe krahas asaj që ajo vlerësohet si e mbyllur zyrtarisht.
"Velt am Zontag" shkruan se kontrollet e përforcuara në kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë kanë çuar drejt krijimit të rutave alternative përmes rrugës ajrore dhe përmes kufirit turko-bullgar.
Duke iu referuar burimeve të Bashkimit Evropian, gazeta thekson se Greqia jep të dhëna të pavërteta për numrin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët akoma janë vendosur në territorin e saj.
Derisa Greqia pohon se numri i tyre është mbi 62.000 gazeta shkruan se numri real është më afër 40.000, nëse merret parasysh numri i atyre të cilët e vazhdojnë rrugën drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Këtu, sipas "Velt am Zontag", hyjnë edhe refugjatët dhe emigrantët e sapoarritur në Greqi, të cilët vlerësohen në 20.000 persona nga mbyllja e rutës ballkanike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail