Server: Pajisja me pasaporta të Shqipërisë, zvogëlim i sovranitetit të Kosovës

Prishtinë, 17 tetor 2017 (MIA) - Pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, ashtu siç i kërkoi ditë më parë presidenti Hashim Thaçi homologut të tij Ilir Meta, do ta zvogëlonte sovranitetin e Kosovës, ka deklaruar kështu për një intervistë për gazetën "Zëri" analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Server.
Ai në intervistë ka shtuar se pavarësisht një kërkese të tillë Shqipëria nuk do t'u japë pasaporta kosovarëve, siç thotë ai, nga frika e kthimit mbrapa të perspektivës së vet për në Bashkimin Evropian.
Server gjatë kësaj interviste po ashtu ka folur edhe për kritikat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndaj ndërkombëtarëve për Gjykatën Speciale.
Sipas tij, nëse UÇK-ja dëshiron të mbahet mend për të mirë mbështetësit e saj nuk duhet t'i mbrojnë abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga anëtarët e saj.
I pyetur se a do të detyrohet ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit për në BE, Server ka thënë se njohja duhet të ndodhë edhe më shpejt.
"Ajo nuk duhet të jetë njohje dypalëshe, por në vend të kësaj mund të vijë në formën e anëtarësimit në OKB dhe shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë të nivelit të ambasadorëve", ka thënë mes tjerash Server në intervistën për "Zërin".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail