Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi vazhdohet për edhe tre muaj

Ankara, 17 tetor 2017 (MIA) - Parlamenti i Turqisë sot njoftoi se e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme në vend për edhe tre muaj.
Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme është mbështetur nga ana e Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Partia opozitare e Lëvizjes Nacionaliste (MHP).
Pas tentimit të vitit të kaluar për puç, në Turqi u vendos gjendje e jashtëzakonshme, e cila deri tani u vazhdua disa herë, ndërsa afati i të cilës skadon më 19 tetor.
Për tentimin e pasuksesshëm për puç, që ndodhi gjatë natës së 15 korrikut, autoritetet turke e akuzuan predikuesin islamist Fetullah Gjylen, i cili jeton në egzil në SHBA.
Deri tani autoritetet turke pushuan nga puna mbi 150.000 persona të cilët ishin të punësuar në sektorin shtetëror dhe ushtri, ndërsa u arrestuan mbi 50.000 persona, të cilët janë të dyshuar për lidhshmëri me organizatën e Gjylenit.
Partia kryesore opozitare popullore republikane (CHP) dhe Partia kurde demokratike popullore (HDP) e kundërshtojnë gjendjen e jashtëzakonshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail